Me lidhjet e forta financiare që ka te shefat e opozitës dhe mazhorancës, ky biznesmen i botës së krimit, ka marrë 28 milionë Euro tendera me dosje false. Me pazare i shpëtoi dënimit dhe kur vrau turistin rus më 3 gusht 2016 në Livadhe-Himarë, ndërsa SPAK nëse kërkon informacione, do mësojë se “i forti” i Elbasanit është i skeduar dhe në Kosovë e Maqedoni për aktivitete trafiqesh e kontrabande
Disa herë, “Pamfleti” ka denoncuar me fakte e thirrje drejtuar SPAK-ut, për tenderët me dokumente false, pa garë e me vlerë kontratash 3-5 herë më të larta se kostoja faktike, që mafiozi Fatmir Kuçi ka marrë me dy firmat e tij “Victoria Invest Shpk” e “Victoria Invest International Shpk”.
Këto denoncime i ka vërtetuar zyrtarisht Agjencia e Prokurimit Publik, me përjashtimin që u ka bërë këtyre firmave, për mashtrim në tendera, duke paraqitur dokumente false në Autoritetin e Rrugor Shqiptar.
Konkretisht, me Vendim Nr. 70 dhe Vendim Nr. 71 datë 14.09.2021, dy firmat “Victoria Invest Shpk” dhe “Victoria Invest International Shpk” të biznesmenit mafioz Fatmir Kuçi, janë përjashtuar nga tenderët deri në datën 14.07.2022.
Mirëpo Agjencia e Prokurimit Publik që ka bërë përjashtimin nga tenderët dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar që ka zbuluar dokumentet false të këtyre firmave ndërtuese, nuk kanë bërë kallëzim penal në Prokurori.
Sipas ligjit për prokurimet publike, Autoriteti Kontraktor kallëzon penalisht, çdo subjekt privat që paraqet dokumente e të dhëna false në tendera, ankande apo procedura koncesionesh, me qëllim për t’u shpallur fitues fondesh publike.
Vepra penale që ka bërë biznesmeni Fatmir Kuçi, për të fituar tenderin me vlerë 2.6 milionë Euro, është kapur në investimin për mirëmbajtje rutinë të akseve rrugore Kodër Sauk, Sanatorium, Krrabë, Sauk i Vjetër, Ura e Farkës, Baldushk, Vaqarr, Vishaj.
Për të tillë vepër penale, me vlerë tenderi 70 milionë lekë për makineri zjarrfikëse; ditën e premte u kallëzuan e prangosën 10 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe biznesmenë të firmave “R&R Group”, “Klosi-R Company” dhe “Ra-Mi shpk”, të grupit Elona e Ramazan Rami, me fije te zeza të Rakip Sulit të Bashkisë Kamëz.
Por nuk është kallëzuar mafiozi Fatmir Kuçi, i cili me firmat “Victoria Invest” dhe “Victoria Invest International”, ka përdorur të dhëna të false, për të fituar tenderin 2.6 milionë Euro.
Paçka se drejtuesit e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të Autoritetit Rrugor Shqiptar, nuk e kanë bërë kallëzimin penal për interesa të pista, ky informacion vlen ligjërisht si indicie për SPAK-un, që ta marrë nën hetim biznesmenin Fatmir Kuçi.
Dhe nëse verifikohen gjithë dosjet e tendërëve, që këto dy firma kanë marrë në vitet 2014-2021, do konstatohet se 80% e tyre janë me dokumente false, me gara fiktive e vlera kontratash 3-5 herë tepër se kostot reale të punimeve.
Ndër to, prova krimi ekonomiko-financiar, janë tenderët e pastrimit të mbetjeve në Elbasan prej 7 vitesh; tenderi i pastrimit në Fier dhe tenderi me vlerë 15 milionë euro, për mbylljen e landfillit në Porto-Romano, dhënë nga ish-drejtori Alqi Bllako, sot deputet.
Po kështu, SPAK duhet të di dhe vrasjen që Fatmir Kuçi, i bëri me skaf turistit rus më 3 gusht 2016 në Livadhe-Himarë, por i shpëtoi drejtësisë; ndërsa në Kosovë e Maqedoni është i skeduar për aktivitete trafiqesh e kontrabande./Pamfleti
BuckZiehsMutter
Mai 09, 2024., 08:07 •
der größte Blödsinn, der real nur kurz was bringt, wird als Erfolg verkauft. Aber die Minister Riege, hat max, facebook Bildung die illegalen Abwässer Einleitungen sind das Problem, und mangelnde Hgyiene überall in den Lokalen, Hotels
‘Lufta’ ndaj insekteve, nis dezinsektimi në të gjithë vendin! Ankohet kryebashkiaku i Divjakës: Duhej nga ajri! ISHP: I konsultuar
LEXO EDHE: Plazhi i Darzezës në Fier bëhet gati për sezonin veror! Rama: Perlë e Adriatikut