Reshjet e shiut janë shtuar ndjeshëm gjatë pasdites dhe mbrëmjes së kësaj të enjteje.

Si pasojë e tyre, shumë nga rrugët e Durrësit janë përmbytur.

Kjo ka krijuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve, por edhe në qarkullimin e automjeteve.