Dere General Konsul in Janies: Pervin Gjikuria, wurde ebenso entlassen. Die Beteiligung des Diebstahles, nicht das Erste Mal, wurde durch Behörden ermittelt. Es erinnert an die Berliner Zustände

Shkarkimi i ambasadores shqiptare, mediat greke: Është e përfshirë në vjedhjen e 100 pasaportave vitin e kaluar

08/07/2020 – 15:26

„ProtoThema“, një media greke shkruan se shkarkimi i ambasadores shqiptare në këtë shtet, Ardiana Hobdari lidhet me ngjarjen e një viti më parë, ku u vodhën 100 pasaporta shqiptare.

Sipas informacioneve të ProtoThema, Ardiana Hobdari është direkt e përfshirë në vjedhjen e pasaportave natën e 13 shkurti në Athinë, kur nga makina e konsullit të përgjithshëm të Janinës, Pervin Gjikuria u vodhën 100 pasaporta, nga 300 që ndodheshin brenda në mjet.

„Sipas informacioneve, Hobdari dhe Gjikuria janë “të përfshirë në rastin e vjedhjes së 100 pasaportave nga një makinë e trupit diplomatik shqiptar që ishte në tokën greke. Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përket Gjikurisë. Në të njëjtën njoftim thuhet se konsulli në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transportimit të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare. Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, vonë natën, në Thesio, ku ishte automjeti i konsullit shqiptar që u vandalizua. Policia Greke u informua siç duhet për ngjarjen“.“, shkruhet në artikull.