Erst die Touristik Zonen zerstört, und auch die Antiken National Parks für dubiose Mafia Projekte

Im Wild West Stile, mit Tausenden gefälschter Dokumente, wurde die Küste illegal betoniert, von Verbrecher Clans. Das Problem war auch vor 20 Jahren bekannt.

Qeveria i hap rrugë resorteve pas rishikimit të kufijve natyrorë të Parkut të Butrintit

Butrinti

Butrinti

Qeveria shqiptare përmbylli në fund të prillit procedurat ligjore për ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Manastirit në Sarandë.

Resorti është i pari që pritet të ndërtohet në zonën bregdetare Sarandë -Butrint, një nga zonat më të lakmuara të vendit për ndërtime turistike.

Reth 800 hektarë të kësaj zone bregdetare deri në janar të këtij viti ishin pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, por u hoqën me një vendim qeverie në kuadër të rishikimit të kufijve natyrorë të disa parqeve kombëtare.

Harta e Parkut të Butrintit, me ngjyrë portokalli zona prej 800 hektarësh, ish pjesë e parkut në kategorinë “B”, tashmë e hequr në janar 2022 nga qeveria në kuadër të rishikimit të kufijve të zonave të mbrojtura.

Harta e Parkut të Butrintit, me ngjyrë portokalli zona prej 800 hektarësh, ish pjesë e parkut në kategorinë “B”, tashmë e hequr në janar 2022 nga qeveria në kuadër të rishikimit të kufijve të zonave të mbrojtura.

Sipërfaqja e hequr së fundi prej 800 hektarësh, në një pjesë të së cilës do të ngrihet “Manastiri Resort” ishte përfshirë në zonën e Parkut të Butrintit prej vitit 2005 dhe gëzonte statusin e mbrojtur në kategorinë “B”, ku nuk lejoheshin zhvillime ndërtimore intensive.

Projekti “Manastiri Resort” që do të zbatohet, fitoi statusin e investimit strategjik në fund të vitit 2021 me një vendim të Komitetit të Investimeve Stategjike që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Projekti i pjesshëm i “Manastiri Resort”, marrë në faqen zyrtare të projektit

Projekti i pjesshëm i “Manastiri Resort”, marrë në faqen zyrtare të projektit

Sipas vendimit të qeverisë vlera e investimit parashikohet 28 milionë Euro, në një sipërfaqe zhvillimi rreth 53 mijë metra katrorë, pronë private, me struktura akomoduese me kapacitet total që variojnë nga 83-100 shtretër, restorant, bar, pishinë e jashtme, etj.

Qeveria ka miratuar në parim edhe lejimin e përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonës së plazhit, për tridhjetë vjet.

“Manastiri Resort” është krijuar së fundmi si subjekt nga palët sipërmarrëse, Shoqëria ALB-STAR dhe Shoqëria ANDI shpk të cilat edhe u pajisën me leje ndërtimi nga qeveria në shkurt të këtij viti.

Në zonën ku do të ndërtohet resorti ishte ndërtuar 23 vite më parë vetëm një hotel, në rreth 200 metra katrorë, i cili u prish vitin e shkuar nga Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit.

Ndërhyrja u bazua në një vendim prishjeje të Bashkisë së Sarandës, ndërsa pronari i hotelit tha se kishte leje ndërtimi të lëshuar në vitin 1999 dhe ishte në proces gjyqësor të papërfunduar për legalizimin e objektit.

Ndërtimet e resorteve turistike apo zhvillimet ndërtimore masive në zonat bregdetare ishin paralajmëruar nga 25 organizata mjedisore dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës që kur u rishikua harta e zonave të mbrojtura për disa parqe në janar të këtij viti.

Përmes një reagimi të përbashkët organizatat më të mëdha mjedisore në vend dhe profesorët e shkencave të natyrës Aleko Miho, Ferdinand Bego, Mihallaq Qirjo dhe Spase Shumka pohuan se “me rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura ‚fshihen‘ zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale “.

https://shqiptarja.com/lajm/qeveria-i-hap-rruge-resorteve-pas-rishikimit-te-kufijve-natyrore-te-parkut-te-butrintit