Der Mafiosi „Ani Dyrmishi“ in Durres, wurde von Edi Rama entlassen, erhielt dann den Posten als Eisenbahn Präsident

Oberster Grundstücks Direktor des Durres Rates, unter Vangjush Dako, entlassen von Edi Rama, und nun nach einiger Zeit, mit seiner umfangreichen Mafia Gruppe, Eisenbahn Präsident. 20 Jahre nur Kriminelle als Grundstücks Direktoren, besonders schlimm, dann unter Vangjush Dako, und den Berisha Banden

 

“Anët e errëta” të Ani Dyrmishit, krye-këshilltari i Durrësit, që ka bërë kërdinë në Hipotekë, FSDKSH e Hekurudhë

Gjatë 2 viteve drejtor në Hekurudhë, 6.5 miliardë lekë të zhdukura/ Për aq kohë, sa Vangjush Dako të jetë i lirë e Edi Rama të jetë në pushtet, nuk ka dhe nuk do ketë asnjë ndëshkim, për këtë drejtues, i dërguar 3 herë në prokurori për abuzime të rënda fiannciare e lidhje me grupe kriminale; madje vetë kryeministri Rama e futi në listën e zezë si “Drejtor KÇK” i Hipotekës Durrës dhe e shkarkoi, por 6 muaj më vonë e riktheu paralelisht, në dy poste ku qarkullojnë miliarda, licensa e pasuri të shumta

Prej 16 muajsh, Këshillin Bashkiak të Durrësit e drejton Ani Dyrmishi, ekzemplar i mirënjohur i “Rilidnjes” në këtë qytet; jo për “intelektualizëm”, por për aferat e shumta korruptive, që ka bërë si drejtues insticionesh e shërbimesh publike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

>Etilda Gjonaj dënon ‘memet’, Rama i del kundër ministres së tij: Asnjë, shans s’ka!

Emri i tij, u fut në listën e zezë të Ramës, si “Drejtor KÇK i Hipotekës Durrës” dhe pas 2 ditësh u shkarkua, paçka se çdo firmë regjistrimi prone, Dyrmishi e vendoste ose jo, vetëm me lista preferenciale e urdhër të Vangjush Dakos.

Por si me “magji”, 6 muaj pasi Rama e shkarkoi nga hipoteka dhe e përjashtoi nga administrata publike; më 5 dhjetor 2017, vetë Rama e promovoi në media si “intelektual e drejtues të ndershëm” dhe e emëroi Drejtor të Përgjithshëm të Hekurudhës.

Ndërsa pas këtij emërimi, u caktua zv/drejtues politik i Qarkut-Durrës ne grupin “Dako” e më 30 qershor 2019, u emërua kryetar i Këshillit Bashkiak-Durrës, në vend të ish-kryetarit A.R., i dënuar 2 muaj burg për vjedhje energjie elektrike.

Ku e gjen “fuqinë” Ani Dyrmishi, që detyron edhe kryeministrin, t’i japë poste qeverie e pushteti lokal, pasi e ka larguar publikisht për krim pronash në hipotekë?

Ka dy fakte antiligjore:

– Kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Ani Dyrmishi, duhej të mos mandatohej në këtë detyrë, për shkak se ka qenë pjesë drejtuese e disa bizneseve, me pronarë që kanë probleme të rënda me drejtësinë; dhe është ende nën hetim, për 3 dosje korrupsioni e sipas ligjit të dekriminalizimit, i ndalohet të jetë drejtues pushteti.

– Ky drejtues, sot duhej ishte para drejtësisë, jo pse në vetëdeklarimin e tij, po fsheh universitetin ku thotë se është diplomuar “Jurist” apo vitin e diplomimit e 7 vite punë “enigmë”, por për zullumet e bëra në tre detyrat shtetërore prej 2013-ës e deri sot.

Dosja e fundit hetimore është hapur 1 vit më parë, me kallëzim të KLSH, për korrupsionin dhe vjedhjet e shumta financiare në Hekurudhë, gjatë periudhës 1 janar 2018-30 maj 2019, bërë me firmë e vulë nga drejtori Ani Dyrmishi.

Referuar raportit të auditit dhe dosjes hetimore, rezulton se në Hekurudhë, me urdhër të drejtorit Dyrmishi, janë vjedhur 6.4 miliardë lekë të reja, financime nga buxheti i shtetit e të ardhura; konkretisht në këto vlera financiare:

– Në 6 muajt janar- maj 2019, drejtori i Hekurudhës, Ani Dyrmishi, ka sajuar e firmosur borxh fiktiv me të tretët, në vlerën 1 miliardë, 895 milionë e 812 mijë lekë, për gjoja blerje mallrash e pajisjesh dhe kryerje shërbimesh, të cilat nuk janë bërë faktikisht.

– Drejtori Ani Dyrmishi, ka firmosur (pranuar) heqjen dorë nga çështja gjyqësore e dëmshpërblimit në favor të Hekurudhës, për 14 milionë, 223 mijë e 134 lekë borxh, që i kanë firmat private.

– Ka hequr dorë nga çështjet në Gjykatën e Apelit-Durrës, duke u pushuar 7 dosje gjyqësore për detyrime nga privatët, më humbje për Hekurudhën në vlerën 3 miliardë, 934 milionë, 183 mijë e 493 lekë të reja.
http://pamfleti.net/anet-e-erreta-te-ani-dyrmishit-krye-keshilltari-i-durresit-qe-ka-bere-kerdine-ne-hipoteke-fsdksh-e-hekurudhe/

 

 

 

Schlagwörter: ,

HINTERLASSE EINEN KOMMENTAR

Wird geladen
×