Einer der übelsten Ex-höchsten Richter verstarb: Thimio Kondi

Für Geld gab es extrem viele Gerichtsurteile, auch gegen Deutsche, wobei der Richter auf eine Durres Grundstücks Eigentums Urkunde, mit 400 qm Grund, einfach eine Null dazufügte, also 4.000 am. Aber solche Dinge wurden dann zum Standard, der Politik. Thimio Kondi ruinierte die Justiz in Albanien mit Ilir Meta, weil er auch Justizminister war von August 1997 to June 1999

Ndahet nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Lartë dhe ish-ministri i Drejtësisë

26/08/2020 – 08:59

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare kostitucionalisti Thimio Kondi pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Mësohet se ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas të cilës nuk mundi të mbijetojë.

Kondi ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme, ku nga viti 1997 deri në 1999 ka ushtruar detyrën si Ministër i Drejtësisë. Më pas, nga 1999 deri në 2008 ka qenë kryetar i Gjykatës së Lartë.

Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1977. Nga viti 1978 deri në vitin 1982 ushtroi detyrën gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Në vitet 1982-1990 punoi si specialist në Sektorin e Studimeve në Gjykatën e Lartë dhe gjatë viteve 1990 – 1992 ishte drejtor i Drejtorisë së Studimeve në Ministrinë e Drejtësisë.

Në vitet 1995 – 1997 ushtroi profesionin e avokatit pranë Qendrës Shqiptare të Të Drejtave të Njeriut. Në vitet 1992 – 1994 ushtroi funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 1997 – 1999 punoi si ministër i Drejtësisë. Në vitet 1999 – 2008, Kondi ushtroi detyrën kryetar i Gjykatës së Lartë.

Gjatë viteve 1999 – 2008 Kondi ushtroi funksione dhe detyra ex-officio të tilla si anëtar i Këshillit Të Lartë Të Drejtësisë, kryetar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Gjatë viteve 2008- 2013 ushtroi profesionin si avokat. Kondi ishte anëtar i Bordit Këshillimor të Shoqatës Ndërkombëtare për Administrimin e Gjykatave.

/portali DurresLajm/

Interviev in 1999

 

Schlagwörter:

KOMMENTAR(E) (1)

  • Insider
    Aug 26, 2020., 21:46 •

    Fatmir Hajdari, wird nun belangt, für Dokumenten Fälschungen, gefälschten Grundstücks Urkunden, illegalem Bauen, unerklärte hohe Einkommen als Richterin, die in vielen dubiosen Rechtsfällen zu Gunsten von Mördern, Berisha leuten Recht sprach. Die Frau des Gangsters Azem Hajdari, Waffen und Treibstoff Schmugglers, hat Nichts ausgelassen KPK akuzon Fatmira Hajdarin për vepër penale në ndërtimin e një pallati 21 Gusht, 2020 14:44 Nga Vladimir Karaj Në 65 faqe të vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e shkarkuar të Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari zbulohen një mori transaksionesh financiare të padeklaruara apo të deklaruara në mënyrë të pasaktë, ndërsa analiza financiare e nxjerr gjyqtaren me minus 96.6 milionë lekë – një nga diferencat negative më të mëdha që prej fillimit të procesit të vetingut. Trupa që kreu vetingun vë në dukje se përveç 18.7 milionë lekë të pajustifikuara deri në vitin 2003, kur fillon edhe procesi i deklarimit të pasurive për zyrtarët, ishin edhe 80.8 milionë të tjera të ndarë 12 vite nga viti 2003 deri në vitin 2016. Pasuritë me probleme, kryesisht të lidhura me zonjën Hajdari dhe të birin, përfshijnë një pallat në afërsi të rrugës së Elbasanit, qiramarrjen dhe shitje e një lokali bar-kafe në Qytetin Studenti, një apartament, një dyqan apo transaksione me aksione kompanish. KPK vë në dukje në vendim se ndërtimi pa leje i një pallati në tokën që nuk zotërohej nga subjekti ishte vepër penale. “Në këto kushte, subjekti, me kryerjen e këtij ndërtimi në një pjesë toke që nuk ishte në pronësi të saj dhe e papajisur me leje ndërtimi, ka konsumuar elementet e veprës penale të “ndërtimit të paligjshëm,” thuhet në vendim. Komisioni tha se veprimet e Hajdarit mbi tokën që nuk e zotëronte dhe mosrespektimi i ligjit kishin cënuar besimin e publikut te drejtësia. “Në vlerësim të Komisionit, tërësia e veprimeve për kryerjen e ndërtimit të objektit ***-katësh pa lejet përkatëse, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, tregojnë një raport të tillë të subjektit me zbatimin e ligjit, i cili është i papranueshëm për të pasur besimin e publikut,” thuhet në vendim. Fatmira Hajdari është e veja e Azem Hajdarit, deputetit dhe njërit prej drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit kundër diktaturës në vitet 90’, i cili u vra në vitit 1998. Ajo i kundërshtoi pretendimet e Komisionit gjatë seancës dëgjimore përballë trupës së kryesuar nga Roland Ilia, me anëtare Firdes Shuli dhe relatore Etleda Çiftja. Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Paratë e pajustifikuara Vendimi i zbardhur i Komisionit është fokusuar gjerësisht në dy prej pasurive të gjyqtares Hajdari. Lokalin e marrë me qira nga i biri në Qytetin Studenti dhe një pallat i ndërtuar pjesërisht me paratë e shitjes së aktivitetit të parë. Fatmir Hajdari Ndërsa përmend një sërë transaksionesh me bankat që nuk përkojnë apo nuk janë deklaruar saktësisht në vite, Komisioni vë në dukje se një pjesë e transaksioneve ishin të dyshimta. Kështu sipas vendimi të KPK, djali i gjyqtares kishte marrë një kredi në vitin 2007 që pretendohej se ishte përdorur për të rikonstruktuar mjediset e ish-sallës së lojërave në Qytetin Studenti. Por KPK thotë se z.Hajdari i mori këto mjedise në dorëzim vetëm në vitin 2009 dhe se para kësaj kohe, kishte qenë e pamundur për të kryer investime në mjedise publike, pa shkelur ligjin apo pa cënuar garën që duhej të mbahej në dhënien me qira të ambienteve. Justifikimet e Hjadarit se kjo ishte bërë me një marrëveshje, “fjalë burrash” me drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë që administronin pronat publike, janë konsideruar justifikime të pamjaftueshme nga Komisioni. Sipas KPK-së, aktiviteti për të cilin supozohet se ishin investuar 18 milionë lekë nuk kishte pasur thuajse asnjëherë fitim, kishte tatime të papaguara dhe detyrime lokale të papaguara. Një deklarim i Hajdarit për 20 milionë lekë fitime aforfe u cilësua nga KPK si i pabazë. Komisioni ngriti dyshime nëse investimi në vlerën e përmendur ishte kryer. Po ashtu, KPK arsyetoi se kontrata për shitjen e aktivitetit tek të tretët, pasi më herët prona u ishte kthyer trashgimtarëve, ishte e dyshimtë. Sipas kontratës me tre palë, që përfshinte pronarët, blerësit dhe djalin e gjyqtares, ky i fundit merrte 160 mijë euro për aktivitetin që shiste (mobilim dhe punime të kryera) dhe fitimin e munguar, ndërsa pronarët e tokës merrnin vetëm 100 mijë euro. Arsyetimi i Hajdarit në këtë pikë se 160 mijë euro ishin më pak se shpenzimet e kryera në lokal dhe se nuk mbulonin as kredinë nga banka, u refuzuan nga KPK si të pabaza dhe me mungesë dokumentacioni. Pozicioni i Hajdarit u rëndua, pasi sipas vendimit, ajo dhe i biri nuk kishin deklaruar në vitet 2007, 2008 dhe më tutje shpenzimet e kryera në lokal dhe se objekti i kredisë ishte për rinovim banese dhe jo për lokalin. Pasi kishte rrëzuar këtë shumë prej 160 mijë eurosh si të paligjshme, Komisioni rrëzoi edhe pretendimet se dy biznesmenë – miq të bashkëshortit të ndjerë ishin ofruar të ndihmonin familjen me klering dhe duke ndarë pjesët në ndërtimin e një pallati pa leje në vitin 2014. https://www.tpz.al/2020/08/21/kpk-akuzon-fatmira-hajdarin-per-veper-penale-ne-ndertimin-e-nje-pallati/ und https://www.reporter.al/kpk-akuzon-fatmira-hajdarin-per-veper-penale-ne-ndertimin-e-nje-pallati/

HINTERLASSE EINEN KOMMENTAR

Wird geladen
×