Orginal warum die EU und gewisse Kriminelle in der EU, EU Beitritts Gespräche zustimmte, sogar forderten. Freie Fahrt für Kriminelle und Drogen, die einzige EU Politik im Balkan und möglichst viel Geld stehlen.

 

Die Super Skandale der Justiz weil jeder Verbrecher freikommt, mit Hilfe der korrupten EU Kriminellen vor allem, die das Spektakel finanzieren, wo die Pyschokaten der OK, ständig ihre „erheblichen Fortschritte“ nur verbreiten und sich längst lächerlich machten. Shengin und Lezhe Mafia

Valentin dhe Aleks Selaj in Italien verurteilt, Zuhälterei, Prostituion usw. Verheiratet, mit dem Modell Kejvina Kthella, wie man es im Balkan nennt, auch Tradition, siehe

Viola Spiro dhe Valentin Selaj

 

Trejsi Sejdini dhe Leonard Duka

Lidhja e tyre u zbulua pas ekzekutimit të Santiago Malkos, ku të dyshuar kryesor është klani Duka, më konkretisht Leonard Duka, i dashuri i bukuroshesh shqiptare. Një nga makinat e sekuestruara, Mercedes Benz, GLE V8 biturbo, që kap një vlerë rreth 100 mijë eurove, është në zotërim të Leonard Dukës.  Makinë kjo të cilën ai ia kishte bërë dhuratë disa kohë më parë të dashurës së tij, Trejsi Sejdini.  Ish-miss Univers Albania 2018, Trejsi Sejdini ka publikuar edhe disa foto në rrjetet sociale me këtë makinë, ku është edhe dita kur e merr si dhuratë rreth 17 javë më parë.

 

Bosi i kokainës, fitues i 1.5 milionë eurove nga tenderët, mori zjarrfikësen e Kurbinit me dyfish çmimi (DOKUMENTET)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:26 25-03-2020 Bosi i kokainës, fitues i 1.5 milionë eurove nga tenderët, mori zjarrfikësen e Kurbinit me dyfish çmimi (DOKUMENTET)

Një shqiptar i dënuar për trafik droge në Itali, edhe pse i kërkuar nga drejtësia italiane, ka blerë 50% të aksioneve të një kompanie private në Lezhë.

Mësohet se bëhet fjalë për Parlind Selaj, i cili bashkë me dy vëllezërit e tij Valentin dhe Aleks Selaj janë akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Selaj ka arritur të fitojë rreth 2 milionë euro nga prokurimet publike, ku 1.5 milionë i ka përfituar nga tenderët e shpallur në 8 bashki. Ndërkohë aksionet e tij kompaninë ‘Leka 2007’ nuk janë sekuestruar nga autoritetet shqiptare, ndonëse pasuritë e tjera të tij kanë rënë në rrjetën e ligjit Antimafia.

kopje.pngScreenshot_2_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.png

 

8 Schwer Verbrecher die frei kamen, mit Hilfe korrupter Gefängnis Direktoren, mit Job Garantie und gekaufter Richter. Andere berühmte Mörder kamen frei mit Hilfe von Bujar Nishani, unter der Berisha Zeit, Tropojaner Verbrecher, erschossen dann in den Rücken den Polizeipräsidenten Adem Tahiraj von Shiak (ebenfalls Tropoje). der Mörder: Ilir Xhakja, der Hilfe übelster Durres Richter freikam auch mit Unterschrift von Frau Fullani, Zaganjori

Dhurata Bilo, übelste Verbrecherin in Durres und Richterin
Der Shiak Moerder: Gentian Balla wurde als Mitglied der Drogen Kartelle erneut festgenommen

Lirimi i “të fortëve”/ Fajin e ka KÇK? Ja vlerësimet e Burgjeve që ndihmuan të dënuarit

Nga Boldnews.al

Pas çdo rasti të lirimit të të “fortëve” të dënuar me burgime të gjata, të cilët nuk janë të pakët këto kohët e fundit, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj shfaqet e vendosur për të sulmuar gjyqtarët që marrin vendime në favor të eksponentëve të grupeve kriminale.

Gjithnjë, në krah të saj, është kryeministri Edi Rama, i cili gjen rastin për të sulmuar ata që ai i konsideron grupin “Kap çfarë të Kapësh” (KÇK) në sistemin e drejtësisë.

Po sa qëndron ky sulm? Legjislacioni shqiptar parashikon që të burgosurit mund të përfitojnë ulje dënimi apo lirim me kusht, pasi të plotësojnë dy kritere baze: të kenë vuajtur një periudhë të caktuar dënimi, si edhe të kenë sjellje shembullore në ambjentet e burgut, e vlerësuar kjo nga administrata e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP).

Pra, një rol të rëndësishëm në vendimet gjyqësore për uljen e dënimit apo lirimit të të dënuarve ka administrata e Burgjeve, struktura në varësi të ministres Etilda Gjonaj, e cila zgjedh të sulmojë gjyqtarët.

Raste të tilla ka plot. “Boldnews.al” ka identifikuar disa vendime gjyqësore, ku “të fortët” janë liruar, pasi kanë siguruar karakteristikë pozitive dhe vlerësime për “sjellje shembullore” nga ana e zyrtarëve të Burgjeve.

1. Indrit Dokle
Ish-anëtari i Bandës së Durrësit, Indrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm, u lirua në 14 Janar 2020. Në vendimin e saj, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, është bazuar në dy elementët për t’i dhënë lirinë Dokles. Sipas saj, ai ka vuajtur 25 vjet burgim, si edhe Shërbimi i Provës së qytetit Krujë, ku ai vuante dënimin, e ka cilësuar sjelljen e Indrit Doklen në burg si “shembullore”.

2. Sardian Sulejmani
Një tjetër ish-anëtar i Bandës së Lushnjes, Sardian Sulejmani, i dënuar me 25 vjet burgim, u lirua nga burgu i Fierit në datë 11.10.2019. Në vendimin e lirimit, nr. 62, gjyqtari i çështjes, Piro Sota, ndër të tjera, citon karakteristikën e dorëzuar nga Burgu i Fierit për të dënuarin Sulejmani.

“Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Fier,…me aktin “Raport i vlerësimit për të dënuarin”, ka arritur në konkluzionin se riintegrimi i të dënuarit Sardian Sulejmani në shoqëri, është i mundshëm. Gjatë qëndrimit në IEVP, ai ka shfaqur sjellje korrekte me bashkëvuajtësit si dhe me punonjësit,duke respektuar rregulloren dhe ligjet në fuqi,duke treguar kështu që është arritur qëllimi për edukimin e tij”, citohet shkresa e administratës së burgut të Fierit.

3. Taulant Haxhiraj
Taulant Haxhiraj, i konsideruar si “mëkëmbësi” i Habilajve, i dënuar për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, , ka përfituar një ulje dënimi prej 90 ditësh në 2 Tetor 2019. Në vendimin nr. 1405 të gjyqtares së Fierit, Matilda Shalla, citohet akt-vlerësimi i burgut të Fierit, që ndikoi në përfitimin e Taulant Haxhirajt.

“Nga Vlerësimi i sjelljes nr.2106 Prot. datë 02.10.2019 të I.E.V.P. Fier rezulton se “…i dënuari gjatë qëndrimit në institucion ka shfaqur sjellje pozitive dhe nuk është dënuar me masë disiplinore…I dënuari ka krijuar marrëdhënie korrekte me personelin dhe bashkëvuajtësit, Merr pjesë në programe rehabilituese dhe veprimtari kulturore-sportive që zhvillohen në institucion…”.

4. Shkëlqim Koçiaj
Një tjetër anëtar i bandës së Habilajve, Shkëlqim Koçiaj, përfitoi ulje dënimi 90 ditë nga gjykata e Fierit, në bazë të një vlerësimi pozitiv të administratës së Burgjeve. Në vendimin nr.1406, gjyqtarja Matilda Shalla citon akt-vlerësimin e Burgut të Fierit për Koçiajn:

LEXO EDHE  Ndalojnë makinat e fillojnë zihen me njëri-tjetrin, plas keq grushti në mes të Tiranës (VIDEO)

“…Rezulton se …i dënuari gjatë qëndrimit në institucion ka shfaqur sjellje pozitive dhe nuk është dënuar me masë disiplinore,…I dënuari ka krijuar marrëdhënie korrekte me personelin dhe bashkëvuajtësit, Merr pjesë në programe rehabilituese dhe veprimtari kulturore-sportive që zhvillohen në institucion…”.

5. Xhuliano Boçi
Më i riu i bandës së Habilajve, Xhuliano Boçi, ka përfituar gjithashtu ulje dënimi me 90 ditë, falë vlerësimit pozitiv të Burgut të Fierit. Gjykata e këtij qyteti, në vendimin nr.62, dt.1 Tetor 2019, përmend si shkak për lehtësimin e dënimit të Boçit, pikërisht vlerësimin pozitiv të administratës së Burgjeve.

“I dënuari….ka marrëdhënie të mira me stafin dhe bashkëvuajtësit, merr pjesë në veprimtari kulturore sportive, me sjelljen e tij krijon besueshmëri…”, citohet vlerësimi i Burgut të Fierit në vendimin e Gjykatës.

6. Genc Tafilaj
Genc Tafilaj, i dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e drejtuesit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, në vitin 2000, përfitoi lirinë pasi kryer rreth 17 vjet burgim. Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila i dha lirinë me vendimin e datës 16 Mars 2018, në vendimin e saj citon akt-vlerësimin e Shërbimit të Provës së qytetit.

Në vendimin nr.34, dt.16 Mars 2018, lexohet ndër të tjera: “Shërbimi i Provës ka konkluduar se i dënuari ka kapacitetin, motivimin dhe mbështetjen e nevojshme për të përballuar sfidat dhe vështirësitë e jetës së lirë. Shërbimi i Provës arrin në konkluzionin se nuk është e nevojshme vazhdimi i vuajtjes së dënimit me burgim për të dënuarin Genc Tafilaj…”.

7. Nehat Kulla
I vetëquajturi “Gjenerali”, një prej personazheve të botës kriminale të fund-viteve ’90, Nehat Kulla, i dënuar për vrasjen e Halim Gjuzit, në vitin 1998, fitoi lirinë në 26 Qershor 2019.

Në vendimin nr.34, të Gjykatës së Krujës, citohet akt-vlerësimi i Burgut të Fushë-Krujës, i cili ka ndikuar në lirimin e Kullës.

“Nga Vlerësimi i sjelljes i I.E.V.P. Fushë-Krujë rezulton se i dënuari Nehat Kulla ka sjellje shembullore në veprimtaritë trajnuese, duke dhënë prova për riintegrimin në shoqëri… Rezulton se ka ndërtuar marrëdhënie dhe komunikim të rregullt me personelin dhe bashkëvuajtësit, merr pjesë në programet trajnuese dhe rehabilituese, merr pjesë në seancat këshilluese, kryen takime të rregullta me familjarët, etj”.

8. Lulzim Berisha
Lulzim Berisha, i konsideruar si kreu i Bandës së Durrësit, fitoi lirinë nga Gjykata e Apelit të Durrësit në Dhjetor 2016, kur i kishin mbetur edhe 7 vjet vuajte dënimi.

Apeli i Durrësit, në vendimin nr.10, dt.5 Dhjetor 2016, citon, ndër të tjera, karakteristikën e plotësuar nga Burgu i qytetit. “IEVP Durrës, ka paraqitur të gjithë dokumentacionin që përmbledh vlerësimet e sjelljes së të dënuarit Lulzim Berisha ndër vite, ku pasqyrohet një sjellje shembullore e tij në institucion, pa asnjë masë disiplinore të dhënë ndaj tij, duke mos cënuar asnjë pikë të rregullores së burgjeve”.

https://boldnews.al/2020/01/21/lirimi-i-te-forteve-fajin-e-ka-kck-ja-vleresimet-e-burgjeve-qe-ndihmuan-te-denuarit/