Ignorierung aller Lebensmittel Standards, Ignorierung von Auflagen, System Betrug mit verdorbenen Lebensmitteln auch auch deren Import, zeigt ein Beispiel, wenn Regierung mit Lebensmitteln verbunden sind, was mit Genc Juka und Salih Berisha System wurde mit der Lebensmittel Kontrolle. Kopiert von Italien, nur treiben die es nicht so dreist mit abgelaufenen und verdorbenen Lebensmitteln und falschen Gewichten, denn 1 LIter Speise Öl ist real nur 0,8 Liter usw.

Man verkauft gezielt die gefälschten und gepantschten Produkte von „Freunden“, was sogar in Katinenen von Ministerien geschah, noch geschieht?

“Conad” futet 1 vit në “karantinë” nga shteti, fsheh abuzimet në treg, shpërfill ligjin për sigurinë ushqimore, ja raporti

“Conad” futet 1 vit në “karantinë” nga shteti, fsheh abuzimet në treg, shpërfill ligjin për sigurinë ushqimore, ja raporti

Institucioni AKU, që ka detyrim ligjor, monitorim-kontrollin e riskut, sipas të dhënave që na kanë raportuar zyrtarë të këtij shërbimi, rezulton se nga “Conad” e AKU, janë bërë lojëra e pazare të përhershme, me kontrolle fiktive në shkëmbim favoresh, ose me urdhra, nga shefat e mëdhenj të AKU, të Ministrisë së Bujqësisë e Politikës, fakte që do t’i publikojmë në vijim e që shkojnë, deri tek produkte me shumicë, dhënë falas për kampingjet partiake të LSI-PS

Për shkak të lidhjeve me krerë të politikës, me deputetë e ministra bashkëveprues në tregun ushqimor dhe, me joshje materiale ndaj inspektorëve të shtetit, kompania e rrjetit të super-marketeve “Conad”, nuk zbaton detyrimet ligjore të konkurrencës, standardeve, çmimeve, cilësisë dhe transparencës ndaj konsumatorit, për sigurinë e vlerat ushqimore që ofron.

Nëse bosët e kësaj kompanie jashtë e brenda Shqipërisë, konsiderojnë, promovojnë dhe ekzpozojnë “Conad”-in e tyre “skarco”, si rrjet modern tregu, konstatimet e qytetarëve dhe faktet që ka investiguar e zbuluar “PAMFLETI” brenda tyre, flasin për të kundërtën.

Edhe ekspertët e teknologjisë e ligjshmërisë së ushqimit, konfirmojnë, se nuk ka më asnjë dyshim, që “Conad” është rrjet deposh, të tejmbushura me produkte stoqe të vendeve të BE, të Shqipërisë e Rajonit, me cilësi të dobët, pa vlera ushqyese, me orgjinë, pa etiketa e me etiketa dhe data skadence false, ose të korrigjuara e gjysmë të fshira qëllimisht, me 90% produkte të modifikuara e më origjinë të dyshimtë.

Sot, po publikojmë faktet e abuzimeve të rënda e të shumta në veprimtarinë tregtare të “Conad”, konstatuar nga grupi kontrollit hetimor të Autoritetit të Konkurencës, pasqyruar në raportin përfundimtar, me Vendim Nr. 560, Datë 15.10.2018, sipas të cilave, duhet thënë se këtij lloj tregu abuziv me lule nga jashtë ambalazhit e me “gjëmba” nga brenda produktit, i duhet vënë kyçi e duhet përzenë urgjent nga Shqipëria.

Autoriteti Konkurencës, deklaron se nga hetimi paraprak në “Conad Albania SHPK”, me rrjet tregu 37 njësi makro-tregtare në gjithë Shqipërinë, ka abuzime, deri edhe maskim me shumë njësi me emra të tjerë në treg, të cilët operojnë me sistem çmimesh monopol, të cilat hiqen si gjoja konkurentë të pa lidhje mes tyre.

Autoriteti konstaton detyrim ndaj tregtarëve që të firmosin për çmimet e   mallrave që “Conad” u jep.

Në sjelljen e “Conad” në tregun shqiptar, ka shumë marifete, që sipas Autoritetit të Konkurrencës dhe denoncimeve të shumta nga tregtarët, kanë mundësuar totalisht, që “Conad” të ketë pozitë dominuese në treg, mbështetur dhe me tolerim e pazare, nga tatimet e doganat, me “përpunim” letrash e lejim monopoli.

Krahas ankesave të tregtarëve vendas, për aktivitetin abuziv të “Conad”, Autoriteti i Konkurrencës, mori indicie për hetimin e thelluar në zbatim të ligjshmërisë ushqimore, edhe nga rrjeti “RFI”, lidhur me rrjetin “OECD-GVH/RÇ”, ku shkëmbehen eksperiencat ndërkombëtare, ndërmjet vendeve anëtare.

Këto grupe tregu të BE-SHBA, kanë kërkuar informacion, lidhur me veprimtarinë e rrjetit “Conad” që vepron në Shqipëri, mbasi linja e supermarketeve të tij, me mbështetje klienteliste të politikës e pushtetit, nuk kontrollohet realisht për të dhënat e tij, por edhe ka vendosur e po mban pozitë dominuese në tregun ushqimor shqiptar.

Ndaj dhe Komisioni Konkurencës, në datë 10.05.2018, bëri një monitorim paraprak, në rrjetin e supermarketeve “Conad” në Shqipëri, si pistë për të kaluar, në hetimin e plotë të pozitës monopol, të kësaj ndërrmarrjeje tregtare ushqimore në Shqipëri, raport të cilin mund ta lexoni të plotë.

SHËNIM/ Në vijim, do të drejtojmë 20 pyetje, për zotin Pietro Tafuni, Administrator i “Conad Albania Sh.p.k” në Shqipëri, për fakte të investiguara e konstatuara nga gazetarët e “PAMFLETI”, por edhe për denoncime e dëshmi zyrtarësh të AKU, ISHP, ISSH, doganave, tatimeve etj./Pamfleti

LEXONI-RAPORTI-ZYRTAR-PER-ABUZIMET-E-CONAD-NE-TREGUN-SHQIPTAR

“Conad” futet 1 vit në “karantinë” nga shteti, fsheh abuzimet në treg, shpërfill ligjin për sigurinë ushqimore, ja raporti